AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 12:01

Takimi/ Pas përfundimit të vizitës në Bashkinë e Tiranës, Rama ndalohet nga qytetari, i shpreh problemet me hipotekën

Takimi/ Pas përfundimit të vizitës në Bashkinë e

Pas përfundimit të vizitës në bashkinë e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndaluar nga një qytetar i cili ndodhej afër godinës.

Ai i ka shprehur kreut të qeverisë problemet që ka me çështjen e hipotekës. Rama ka ndaluar të bisedojë me të.

Kryeministri zhvilloi një takim sot me nënkryetarët, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.