TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim në Tiranë me përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, të cilin e cilësoi një patriot të vërtetë shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale pas takimit me Ballën, Bislimi shpreh mbështetjen e plotë për qeverinë shqiptare të udhëhequr nga Edi Rama.
Bislimi përshëndeti çdo protestë qytetare që niset nga nevojat e qytetarit dhe të vendit.
“E përshëndes çdo qytetar të ndershme që u shqetësua dhe shqetësohet për të ardhmen e Shqipërisë. Që kërkon mbrotjen e natyrës, pasurisë, mjedisit dhe trashëgimisë gjuhësore e kulturore shqiptare. E përshëndes çdo qytetarqë proteston dhe kërkon më shumë Shqipëri dhe më shumë për Shqipërinë”, u shpreh ai.
Sipas tij, “protestat e shprehin më së miri qytetarinë e emancipuar, qytetarinë aktive e cila është thelbi i një demokracie të shëndoshë”.
Por, Bislimi u shpreh se do të jetë gjithmonë në një luftë të pakompromis me të gjithë ata që synojnë dhe tentojnë destabilizimin e shtetit shqiptar dhe kryeqendrës së tij, Tiranës.
“Jam kundër të gjithë atyre që mendojnë se përmes kryengritjes do e marrin pushtetin duke ju shmangur zgjedhjeve demokratike. Pra, duke ju shmangur vullnetit të lirë të qytetarëve. Jam kundër të gjithë atyre që mendojnë se mund ta shantazhojnë një qeveri legale e legjitime shqiptare. Jam kundër të gjithë atyre që duan ta intimidojnë, frikësojnë dhe ta heshtin mendimin ndryshe dhe ta mbysin debatin përmes ofendimëve, sharjeve dhe kërcënimëve”, tha Bislimi.
Bislimi u shpreh kundër të gjithë atyre që mundohen të diabolizojnë çdokënd dhe çdo gjë që ka të bëj me jetën politike të vendit.
“Jam kundër të gjithë atyre që nën sedrën e qytetarit shqiptar, organizohen dhe financohen nga struktura të huaja dhe për interesa të huaja. As nuk ua kemi frikën dhe as nuk do të keni heshtjen tonë. Sot e përgjithmonë për një Shqipëri evropiane. Kjo është rruga jonë e përbashkët. Debati është i hapur mbi dinamikën, mënyrën, formën”, u shpreh më tej ai.