AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 10:41

"Sterilizimi"/ Akuzohet për shpifje, deputetja e PD-së Albana Vokshi paraqitet në GJKKO

"Sterilizimi"/ Akuzohet për shpifje, deputetja e PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është paraqitur mëngjesin e së martës në GJKKO.

Vokshi, e cila ka qenë dhe kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për dosjen e “Sterilizimit” është paditur për shpifje nga biznesmenia Vilma Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic”.

Vilma Nushi përmes kompanive të saj ka fituar koncesionin e Check Up që po hetohet nga SPAK.