TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Klasikja” e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore përfundoi me fitoren e shkodranëve 2-1.
Pas kësaj sfide, folur trajneri i kryeqytetasve, Gugash Magani, pati një replikë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Nuk dua t’i hyj politikës. Çdo njeri duhet të bëjë punën e vet. Kryetari i Bashkisë Tiranë ka detyrë shtetërore, ndërsa ne merremi me sport.
Unë nuk e llogaris fare se çfarë ka thënë ai (Veliaj). Fare! Unë jam njeri i sportit dhe nuk merrem me politikë”, tha Magani.
“Mungesa e stadiumit mendoj se është pjesë e bashkisë dhe qeverisë. Ato duhet ta bëjnë, nuk e bën dot Presidenti i klubit”, shtoi më tej Gugash Magani