AKTUALITET, 1 Korrik 2026, 09:33

Spitali i Traumës/ Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ja gjendja e të plagosurve. Dy gra ishin turiste

Spitali i Traumës/ Aksidenti tragjik në autostradën

Identifikohen dy shtetaset e huaja që mbetën të plagosura rëndë në aksidentin e minibusit të linjës Berat-Tiranë.

Sipas informacioneve nga spitali i Traumës, janë një vajzë rreth 20 vjeç dhe një grua rreth 50 vjeç. Mendohet se këto shtetase të huaja ishin turiste.

Ndërkohë, vijon të jetë e rëndë gjendja e 6 pacientëve që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale një ditë më parë, mes tyre dhe një i mitur i intubuar.

Ndërsa 6 të tjerë vijojnë të jenë në parametra stabël në Urgjencën e Traumës.