TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Shtufi është arrestuar sot në Greqi, pasi SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij nën dyshimet për pastrim parash, pjesëmarrje në grup kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.
Arrestimi i tij vjen në kuadër të megaoperacionit të zhvilluar këtë të premte, i cili goditi një grup të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga vëllezërit Koçeku nga Kamza.
Shtufi ka qenë prej vitesh aktiv në sektorin e ndërtimit, duke zhvilluar një sërë projektesh, përfshirë edhe kulla shumëkatëshe në Tiranë. Sipas dyshimeve të SPAK, ai bashkëpunonte me grupin kriminal duke investuar dhe pastruar të ardhurat e siguruara nga trafiku i narkotikëve.
Dosjet hetimore të tre procedimeve të ndryshme penale nxjerrin në pah një ndërthurje të ngushtë mes elementëve të botës së krimit dhe interesave të biznesit, në lidhje me një sërë projektesh të miratuara gjatë dekadës së fundit, përfshirë kullat shumëkatëshe “Garden Building” dhe “Colonnade”, të zhvilluara nga kompanitë e Ilir Shtufit.
Emri i Shtufit është përmendur shpesh në debatin publik për shkak të lidhjeve të tij me politikën.