TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriana Kalaja ka reaguar pas kërkesës së SPAK për pushimin e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Në një postim në rrjetet sociale, Kalaja ka përdorur tone të forta, duke deklaruar se “sot ra Kushtetuta”, ndërsa shton se, sipas saj, kanë dështuar edhe ligji i vettingut dhe ai i dekriminalizimit.
Ajo e cilëson situatën si një goditje ndaj shtetit të së drejtës, ndërsa akuzon përfaqësues të sistemit të drejtësisë për shkelje të ligjit dhe standardeve kushtetuese.
Kalaja njofton gjithashtu se do të dalë nesër në një deklaratë për mediat, në orën 11:00, përpara godinës së SPAK, ku premton të bëjë publike detaje të tjera.
Në fund të reagimit të saj, ajo paralajmëron se, sipas saj, ekzistojnë prova që mund të dalin në dritë në të ardhmen.
Postimi i plotë:
"Sot ra ligji i dekriminalizimit.
Sot ra ligji i vettingut.
Sot ra Kushtetuta.
Sot ra përfundimisht Shteti Ligjor i së Drejtës.
Historia do i kujtojë me turp banditët e veshur me togë magjistrati.
Kështjella prej rërë e "Reformës në Drejtësi" ra dhe i zuri brenda.
Çfarë do që të bëjnë, sa do të duken të paprekshëm, të sigurtë dhe arrogantë në shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, nuk mund të pastrojnë fytyrën e bërë pis dhe moralin e degraduar.
Gjithsesi,
Unë nuk ndalem.
Më ndiqni nesër në orën 11.00 në një deklaratë para SPAK.
Shumë surpriza.........
PS: Mund të fshihni pasuritë, provat apo videot e korrupsionit apo er*tike, pooooooooor ato ndodhen diku.
Ato ndodhen diku dhe një ditë, do diskretitoheni më shumë se ç'jeni deri më sot.", shkruan Kalaja.