TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit me SPAK, që ka marrë në hetim zyrtarë të lartë politikë.
Ish-presidenti tha se SPAK duhet të konsiderohet përtej pozicionit kushtetues dhe se duhet të konsiderohet si një institucion shkencor, sepse të gjithë kërkojnë të vërtetën dhe e vërteta sipas tij nuk është një fjalë goje por fakt dhe të dhëna të bazuara.
"Me shumë lajme prodhon SPAK se sa politika, sepse lënda e parë e SPAK është politika. Një politikë e cila është violinë e parë në të gjitha zhvillimet ka sjellë pasojat e veta dhe SPAK si institucion i ri i drejtësisë sepse nuk është e lehtë që të ngresh një institucion që të përballojë jo vetëm fluks të fortë të ngjarjeve, por kërkohet edhe impenjim i fortë dhe profesional…
SPAK duhet të konsiderohet përtej pozicionit kushtetues, duhet të konsiderohet si një inatçiun shkencor, sepse të gjithë kërkojnë të vërtetën dhe përgjegjësia vjen te ata që hetojnë zbulimi i të vërtetës nuk është një fjalë goje, pra nuk është si politika që mund të bëjë fajtor brenda 30 sekondave mund të organizohet seancë plenare dhe të merret vetëm një problem duke hedhur akuza të pabazuara, ndërsa SPAK është institucion që bazohet në mbledhjen e provave.", tha ai.