AKTUALITET, 6 Korrik 2026, 16:33

Sot protesta e 37-të kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama, jepe dorëheqjen!

Sot protesta e 37-të kundër qeverisë dhe klasës politike:

Pasditen e sotme do të mbahet protesta e 37-të kundër qeverisë dhe establishmentit politik. 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje. 

Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, që t’i bashkohen këtij marshimi.

Grumbullimi do të nisë si çdo ditë në Sheshin Skënderbej drejt Kryeministrisë e më pas do të zhvillohet marshimi në rrugët e Tiranës. 

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalin protestën deri në arritjen e qëllimeve, ndërkohë që e konsiderojnë të panegociueshme kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.