TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja e CNN, Isa Soares, e cila ndjek në mënyrë të vazhdueshme protestat qytetare në Tiranë, ka ndarë në Insta Story pamjet nga tubimi i djeshëm (13 qershor), ku mijëra qytetarë dolën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në postimin e saj, Soares ka postuar pamjet nga faqet shqiptare, ku shkruhet: “Sot më shumë se kurrë, të gjitha qytetet bashkë”.

Edhe në ditët e kaluara, gazetarja e CNN ka shprehur komentet e saj në lidhje me këto protesta. Vetëm pak ditë më parë, ai shkroi se “një fushatë e nisur për mbrojtjen e flamingove dhe bregdetit shqiptar është transformuar në një lëvizje më të gjerë me karakter politik”.