AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 08:58

Sot mblidhet Kuvendi, protestuesit premtuan mbrëmë bllokimin e seancës plenare

Sot mblidhet Kuvendi, protestuesit premtuan mbrëmë bllokimin e

Sot do të mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë ditën e djeshme në ditën e 32-të të protestës, qytetarët bënë thirrje për tubim para Kuvendit.

Në rendin e ditës parashikohen një interpelancë me ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhen, të thirrur nga Ina Zhupa dhe një Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

Rendi i ditës

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.
Njoftime.
Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.