TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali Onkologjik pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Një nga mjeket, Alketa Pere dha një deklaratë për gazetarët tek prokuroria e Tiranës ku ishte thirrur për të dhënë shpjegime. Pere u shfaq e revoltuar me gazetarët në nisje të deklaratës, pasi ishte shqetësuar më shumë për fotot " e shtrembëruara" të publikuara në media, sesa për skandalin që bëri bujë.
"Unë do të prononcohem pas. Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu", u shpreh mjekja.
Ajo tha se nuk ka çuar asnjëherë asnjë pacient tek spitalet private, ndërsa shtoi se gjitha këto spitale duhet të hetohen.
"Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë", u shpreh Alketa Pere.