AKTUALITET, 30 Qershor 2024, 08:30

Sot do të hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Ky investim do t'i shërbejë zhvillimit të turizmit

Sot do të hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Ky investim do t'i

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga aksi Thumanë-Kashar, punimet e të cilit kanë përfunduar dhe prej orës 19:00 të kësaj të diele, bëhet i aksesueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim i shërben zhvillimit të mëtejshëm të turizmit.

Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.