AKTUALITET, 20 Qershor 2026, 18:45

Sot dita e 21 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, diaspora 'vishet' kuq e zi

Sot dita e 21 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin

Ndërsa protesta mbarëkombëtare kundër kryeministrit Edi Rama pritet të nisë në orën 19:00, janë të shumtë qytetarët që janë mbledhur që tani në sheshin “Skënderbej”, aty ku është edhe pikënisja e lëvizjes masive.

Me flamuj në duar dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ata kërkojnë largimin e kryeministrit por edhe të gjithë klasës politike. “Vdekje tradhtarëve, Shqipëria e shqiptarëve”, përsërisin ata.

Kujtojmë që sot është dita e 21-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme janë të shumë edhe emigrantët nga diaspora, të cilët kanë ardhur posaçërisht.