AKTUALITET, 23 Qershor 2026, 11:26

"S’më ka marrë koka erë"/ Rama nxjerr dokumentin kur Goxhaj s’pranoi të luftojë për Kosovën: Është manipulator, gjysmë taleban e gjysmë mitoman

"S’më ka marrë koka erë"/ Rama nxjerr dokumentin

Një ditë pasi Dritan Goxhaj u shfaq në protestë dhe artikuloi kërkesat në drejtim të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një dokument të UÇK-së në të cilin tregohet se si më 14 prill 1999, në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan mbërritën si vullnetarë katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, Arqile Mandro, Ermir Begaj, Driton Çyrmishaj dhe Agim Sallaku.

Në dokument thuhet se ata ishin transportuar nga Dritan Goxhaj, ndërsa ky i fundit i pyetur nga oficerët nëse do të qëndronte për të luftuar për çlirimin e Kosovës është përgjigjur: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”.

Rama thotë se këtë dokument ia ka dërguar një ndjekës, ndërsa shkruan se sikur krejt botën t’ia falin, nuk hedh asnjë pikë balte mbi flamurin e UÇK-së, jo më për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!

Ndërsa këto janë fjalët e mia:  Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan Rama.

"S’më ka marrë koka erë"/ Rama nxjerr dokumentin