TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha, ka folur për mediat pas takimit me ekspertët e Komisioni i Venecias, ku u ndal te reforma zgjedhore dhe rekomandimet ndërkombëtare për proceset elektorale në Shqipëri.
Berisha deklaroi se nuk ka ende një draft të dakordësuar mes PS dhe PD për reformën zgjedhore, ndërsa vlerësoi raportin dhe rekomandimet e ODIHR.
Ai theksoi gjithashtu se çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore mbetet një temë që do të negociohet.
“Unë s’di të këtë asnjë draft të përbashkët mes PD dhe PS. ODIHR ka sjellë rekomandime të shkëlyera. I mbështes plotësisht. Ka bërë një raport të shkëlqyer që ne e marrim shumë parasysh. Presim edhe rekomadimet e Komisionit të Venecias.
Nuk di asnjë dakordësie deri më sot mes drejtuesve të reformës zgjedhore. Problemi i depolitizimit të administratës zgjedhore do negociohet.
Ju e morët vesh që patronazhistët u bënë personazh i urryer në raportin e IBAR. A e patë raportin ku damkoseshin rrjetet e patronazhistëve?”, tha Berisha.
“Është e domosdoshme që të konsiderohet një trupë guardiane e ligjit elektoral dhe jo partiake që s’pyet për ligj elektoral”, theksoi kryedemokrati.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Berisha theksoi se çështja e financimit të partive është ndër pikat themelore në zgjedhje.
“Çështja e financimit të partive është çështja më themelore e procesit zgjedhor dhe provuam me fakte që në këto zgjedhje në rrafshine financimit nga buxheti, diferenca mes financimit të dy partive, PD-PS, ka qenë 700-1000 herë.
Partia në pushtet organizoi në kohën e ndaluar nga ligji 4530 ngjarje me një kosto nga disa qindra euro në 7 mln euro para buxheti, siç ishte “Giro d’Italia” një ditë para zgjedhjeve.
U dha pensionistëve nga buxheti 100 euro dhuratë, dhuratë për votë”, tha ai.