AKTUALITET, 25 Qershor 2026, 10:27

Skandali/ U helmuan për herë të dytë, zbulohet menuja e ushqimeve të Sori-Al që kanë konsumuar studentët e Akademisë së Sigurisë

Skandali/ U helmuan për herë të dytë, zbulohet menuja e

Për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi.

Gazetarja e News 24, Xhensila Kodra raporton se rreth 30 studentë janë paraqitur në spital me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ndërkohë mësohet se institucioni furnizohet me ushqim nga kompania e kateringut  Sori Al.

Menuja e ushqimeve që kursantët kanë konsumuar në darkën përfshin:

Pilaf

Makarona

Fasule

Sallam

Salcice

Kos

Qumësht

Buke

Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.