TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Farmacisti Florian Marku, i përmendur në skandalin e spitalit Onkologjik, u njoh sot me masën "arrest shtëpie" në Gjykatën e Tiranës. Farmacisti Marku ka mohuar para gazetarëve të këtë lidhje me çështjen, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.
Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti.
Gazetarët: A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?
Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.
Gazetarët: Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.
Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.
Gazetarët: A keni bashkëpunuar me Gashin?
Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.