AKTUALITET, 31 Maj 2026, 15:59

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare

Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i

Një mjet lundrues shkeli sot tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil. Sipas policisë, me t’u konstatuar skafi iu dha sinjali për të ndaluar, por drejtuesi nuk i është përgjigjur urdhrit të Policisë Kufitare, për verifikim dokumentash.

Për rrjedhojë iu bllokua mjeti për një afat prej 60 ditësh mjeti lundrues dhe njëherazi iu vu edhe një gjobë me 500.000 lekë pronari i tij, shtetasi A. M, banues në Ksamil.

Nga verifikimet e policisë, rezulton se biznesi në pronësi të tij ka në përdorim 10 mjete lundruese të tjera, të cilat po verifikohen. Sipas burimeve nga Policia Kufitare mësohet se kontrollet do të jenë të përditshme.