AKTUALITET, 25 Qershor 2026, 16:07

Simbol i protestave 25 ditore në Tiranë/ Rama ndryshon fotografinë e profilit dhe të kopertinës në Facebook, vendos pamje të flamingove

Simbol i protestave 25 ditore në Tiranë/ Rama ndryshon

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar fotografinë e profilit dhe të kopertinës në faqen e tij zyrtare në Facebook, duke vendosur pamje të flamingove.

Flamingot janë shpendët që gjenden në Lagunën e Nartës, të cilat janë bërë deri më tani simbol i protestave 25 ditore që po zhvillohen në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec.

Kjo lëvizje e Ramës është në vijim të deklaratave të tij të mëparshme, në të cilat ka dalë në mbrojtje të natyrës. Rama ka thënë se investimi në Zvërnec do të realizohet në përputhje të plotë me mbrojtjen e biodiversitetit, në bazë të një plani të mirëmenduar.