AKTUALITET, 31 Janar 2023, 16:03

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri

Seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri është shtyrë për herë të tretë.

Shkak këtë herë është bërë mungesa e prokurorit për arsye shendetesore.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.

Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.