TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme është shtyrë për vitin 2025, por pa një afat se kur do të fillojë si proces. Në fakt rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pritej të hynte në fuqi në shtator, por kjo shtyrje vjen për shkak se ende nuk ka përfunduar reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin.
“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, u shpreh ministri Malaj në Komisionin e Veprimtarisë.
Fillimisht çmimet e referencës në qytetet e tjera të vendit, dhe më pas të nisë rivlerësimi pasi të dy proceset duhet të ecin paralelisht në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët nga afrimi i vlerës së pronës së tyre me çmimet e tregut.
Kjo qasje bëhet për shkak se siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama ky do të jetë rivlerësimi i fundit, dhe për këtë arsye caktimi i referencave të reja për qytetet e tjera kryesisht ato të bregdetit, i rrit automatikisht vlerat e pronave. Pas këtij procesi, mund të nisë rivlerësimi nga i cili qytetarët mund të përfitojnë duke përafruar vlerën e pronës së tyre me çmimet reale të tregut, bazuar edhe në referencat e reja që do të caktohen. Për shembull sot një apartament në Durrës qoftë në bregdet apo në periferi të qytetit ka të njëjtën çmim reference rreth 660 euro metri katror por në fakt çmimet reale janë shumë të larta se kjo shifër. Dhe në rast rivlerësimi tani, prona e qytetarët afrohet me referencat e vjetra, dhe jo me vlerën reale të tregut.
Gjatë vitit 2023 u miratuan çmimet e referencës për Tiranën, ku pati rritje deri në 30% të vlerës së pronave në zonat VIP të kryeqytetit. Po ashtu për të bërë rivlerësimin e plotë, do të merret në konsideratë edhe 1% i amortizimit për vjetërsinë e banesën.