TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Xhevahir Zhabina, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka treguar dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, lidhur me ndërtuesin Ilir Shtufi, i cili për momentin është i ndaluar në Greqi dhe pritet të ekstradohet.
Sipas dëshmisë së Alibejt, Shtufi kishte borxhe të shumta, por pasi u lidh me Artur Koçekun, biznesi filloi ti lulëzonte, çka tregon bashkëpunimin e trafikantëve me biznesin për të pastruar paratë.
"Po tregoja dosjen e disa ditëve më parë. Një ndër konkluzionet, këta persona që organizonin kokainën, identifikonin biznesmenët që do të vinin në zbatim planin e tyre për të ndërtuar në kulla dhe bregdet. Një dëshmi interesante është ajo e Erion Alibej, dëshmitar i mbrojtur, personazh kryesor i narkotrafikut, ai thotë, Ilir Shtufi në periudhën para lidhjes me Artur Koçekun, ndodhej në vështirësi ekonomike, kishte mësuar se Shtufi kishte borxhe, probleme me persona që i kishin vendosur gjoba apo konflikte për aparamente që kishte shitur disa herë.
Artur Koçeku e ndihmoi thotë Alibej, që të dilte nga vështirësitë duke i sjellë shuma të konsiderueshme të parasë kesh që investoheshin në projekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera. E ndihmoi të largonte personat që Shtufi kishte probleme.
Alibej deklaron se pas krijimi të idhjes Koçeku-Shtufi, biznesi i Shtufit ka patur rritje të konsiderueshme dhe u zgjeruan investimet.
Erion Alibej vijon dhe thotë se Artur Koçeku sillej si pronar real i objekteve të Shtufit dhe kjo ishte e njohur edhe nga persona të tjerë. Këtë dëshmi e kanë marrë prokurorët dhe e kanë si provë në dosje.
Kjo është vetëm njëra provë që ka SPAK, pasi aty janë verifikuar transaksione të tjera noteriale, transaksione bankare dhe veprime të tjera", tha Zhabina.