TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtuesja e Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku u ndal te firma e kryebashkiakut Veliaj, që merr përsipër financimin, duke anashkaluar Këshillin Bashkiak.
Brahaj tha se Veliaj është treguar "trim" për atë që ka marrë përsipër me firmën e tij, pasi kjo mund të përbëjë shpërdorim detyre.
"Flasim për një procedurë PPP, për një sektor shumë të rëndësishëm si sektori mjedisor dhe për inceneratorin. Kemi një kryebashkiak në mandatin e tretë dhe e kemi edhe të thirrur në SPAK. Së pari, do të doja të protestoja për mënyrën se si media ka rënë në grackën e Veliajt, për atë vajta vetë apo u thirra në SPAK. Kjo ka pak rëndësi, është gjurmë, ndërkohë që ujku është procedura.
Që kur ka ardhur në pushtet zoti Veliaj, idetë e tij ishin për të punuar me dhënien privatit të sektorit të menaxhimit të mbetjeve. Inceneratori është një variant pak më i vonë, më herët kemi patur disa kompani për përpunim afatshkurtër. Madje në një kontratë, shkruhej do të bëjmë këtë kontratë derisa ta japim me konceison. Pra vullneti ka qenë i shprehur.
Vijmë te kontrata, e cila në fakt është nënshkruar nga zoti Lefter Koka, në një zyrë noteriale në Tiranë në 31 gusht, para se të formohej qeveria e re, në një moment kur të gjithë autoriteteve u ishte ndaluar të bëheshin procedura prokurimi. Një kontratë shumë problematike, e shkruar keq, me anekse të munguara. Kjo ministri nuk ekzsitonte pas një jave. Për të gjetur dokumentat e saj, ishte shumë e vështirë.
Ka një moment deciziv, kur kallëzuesi i parë është shprehur se kjo përbën shpërdorim detyre. Shkresa ka edhe një faqe tjetër, për të cilën ka shumë diskutime për mënyrën se si u trajtua në Komisionin Hetimor. Është shprehur jo shumë i bindur për atë shkresë. Buxheti nuk jepet nga individë. Ka një ligj dhe në çdo vend jepet duke respektuar një procedurë. Për buxhetet e shtetit vendos Parlamenti, ndërsa për Bashkinë, Këshilli Bashkiak.
Qeveria kishte pikëpyetje, nëse bën PPP, kush do ta buxhetojë. Në rastin në fjalë, kërkohej buxhet shtetëror dhe e zgjidhi kryetari i Bashkisë, me firmën e tij. Këtu është zbrapsur edhe zoti Ahmetaj, edhe Këshilli i Ministrave dhe ka thënë po bëhet sepse ka mbështetje buxhetore.
Për mendimin tim, zoti Veliaj është treguar shumë trim kur ka dhënë këtë shkresë. Veliaj ka thënë vula është e bashkisë por nuk jam në dijeni për pjesën e dytë të shkresës. Në këtë moment, jemi në një pikë ku janë ngritur kallëzime dhe dyshime se ka shpërdorim detyre.
Koncesionin e bëri e gjithë mazhoranca, një kontraktor publik që duhet të verifikohej, komision të vlerësimit të ofertave, titullarë të ministrisë së mjedisit të cilët nuk janë në burg, sepse kur filloi çështja, pas shumë vitesh u gjetën në komunikimet e njerëzve, komunkime që një titullar i shkruante zotit Zoto dhe ai çonte dokumentat. Kjo është pabarazi në garë. Nuk mund të ndëshkohej një individ për pabarazi në garë, pasi ishte parashkruar", tha ndër të tjera Brahaj.