TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dibran Hoxha, analist nga Kosova, duke komentuar zgjedhjet e djeshme në Kosovës, u shpreh në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin shprehje e një revolte dhe refuzim i qytetarëve ndaj zgjedhjeve të njëpasnjëshme në Kosovë, duke u dhënë rreth 130 mijë vota më pak partive nga zgjedhjet e mëparshme.
“Është një revoltë dhe refuzim i qytetarëve dhe kjo u shtri në mënyrë proporcionale te të gjitha partitë, përveç AAK-së.
Tek PDK u pa një lloj refuzimi i elektoratit duke humbur 40 mijë vota. Për humbjen e 37 mijë votave të LDK-së, nga 122 mijë i ka ruajtur votat e dhjetorit ka shtuar në 124 mijë vota, por nuk dihet se çfarë prodhoi Vjosa Osmanin, por në krahasim me dhjetorin ka vetëm 2-3 mijë votave më shumë.
Ne si qytetarë ka patur një agoni të një krize artificiale. Është një revoltë.
Me cilën parti do të dalë në koalicion Kurti?
Albin Kurti mund të shkojë në koalicion vetëm nëse ai është i bindur që ky proces elektoral është fillimi i rënies së tij, ose nëse mendon se me një proces tjetër do të rritet, nuk do t’ia shtrijë dorën kujt.
Albin Kurti nga 9 shkurti mori Kuvendin, shkoi te 28 dhjetori por nuk e pati presidentin, por nëse fuqia e tij elektorale është për konstitim kuvendi me 61 vota nuk do të çojë te një koalicion.
Nëse shkojmë në drejtim të krizës, me zvarritje kushtetute të shkohet te dhjetori, kur vjen diaspora këtu.
Konstituimi i kuvendit afatet për formimin e qeverisë dhe presidentit, rjedhin në mënyrë paralele.
Qeveria është në afat 15 ditor dhe presidenti brenda 60 ditësh”- tha Hoxha.