AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 20:35

“Shqiptarët nuk janë më të shantazhueshëm me bukën e gojës”- Aktivistja: Duam një Shqipëri të re, s’kemi më frikë!

“Shqiptarët nuk janë më të shantazhueshëm me

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte një nga folëset në protestën e 25-të të zhvilluar në Tiranë, ku deklaroi se qytetarët prej javësh po kërkojnë ndryshim politik dhe një marrëdhënie të re mes shoqërisë dhe shtetit.

Ajo iu përgjigj edhe kritikave ndaj fjalimeve të mbajtura nga protestuesit në podium, duke thënë se temat e ngritura gjatë protestës lidhen me çështje që nuk marrin vëmendjen e duhur në hapësirën publike.

“Për të gjithë ata që thonë se fjalimet në këtë podium qenkan fjalime pa ndonjë nivel, a i keni dëgjuar ndonjëherë këto fjalime për korrupsionin, për shëndetësinë, për autokracinë, për mediat, për oligarkinë, për partitë e vjetra politike?

A i keni dëgjuar këto artikulime në mediat e kapura dhe të shitura, pronarët e të cilave janë edhe investitorë strategjikë? Prej më shumë se tre javësh, shoqëria shqiptare, ju këtu në shesh, keni ndërtuar tani një artikulim të ri politik, keni ndërtuar tanimë një kontratë të re sociale”, tha ajo.

Vatnikaj tha se qytetarët po kërkojnë një Shqipëri të re, nuk është më e frikësuar dhe nuk mund të shantazhohet më me bukën e gojës.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Unë jam këtu prej tre javësh për të thënë që nuk jetohet më kështu, duam një Shqipëri të re me një kontratë të re. Shqipëri e re!

Për të gjithë ata që thonë se fjalimet në këtë podium qenkan fjalime pa ndonjë nivel, a i keni dëgjuar ndonjëherë këto fjalime për korrupsionin, për shëndetësinë, për autokracinë, për mediat, për oligarkinë, për partitë e vjetra politike?

A i keni dëgjuar këto artikulime në mediat e kapura dhe të shitura, pronarët e të cilave janë edhe investitorë strategjikë? Prej më shumë se tre javësh, shoqëria shqiptare, ju këtu në shesh, keni ndërtuar tani një artikulim të ri politik, keni ndërtuar tanimë një kontratë të re sociale.

Së pari, merrni veten, për të thënë që shoqëria shqiptare ka artikulim politik, ka edhe mllef dhe thotë: “Mjaft është mjaft”. Dhe së fundi, për të gjithë ata që mendojnë se vapa, pushimet, të gjitha ato që bën kryeministri mund ta ndalojnë dhe protesta mund të mos ketë sukses, unë mendoj që ata presin suksesin e kësaj proteste. Suksesi është arritur.

Shoqëria shqiptare ka dalë në rrugë, nuk është më e frikësuar dhe nuk mund të shantazhohet më me bukën e gojës. Njerëzit po kërkojnë një Shqipëri të re.