TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të rezolutës për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se rezoluta nuk është thjesht një dokument formal, por një qëndrim i qartë për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
“Rezoluta e votuar sot në Kuvend nuk është një akt formal. Është një qëndrim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Regjimi iranian ka përdorur ndër vite instrumente terroriste dhe mjete hibride për të shtrirë ndikimin e tij, përfshirë edhe në rajonin tonë.
Në vitin 2022, Shqipëria u përball drejtpërdrejt me këtë kërcënim, përmes një sulmi kibernetik ndaj institucioneve shtetërore, dhe gjithashtu sulmi i fundit kibernetik ndaj Parlamentit të Republikës është një akt i papranueshëm ndaj një vendi anëtar të NATO-s.
Sot nuk votojmë thjesht një tekst.
Votojmë për sigurinë tonë, për aleancat tona dhe për parimet që mbrojmë”, reagon ministri Nufi!
Rezoluta, e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, u votua me 79 vota pro, ndërsa Partia Demokratike, ashtu siç kishte paralajmëruar, bojkotoi seancën.