TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi nga protesta e opozitës deklaroi se të gjithë diktatorët kanë vetëm një fund, të merren zvarrë.
Ajo lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa bëri thirrje
“E pranojmë kritikën, duhet të ishim më parë këtu. Duhet të ishim më parë në këtë shtet. Por kemi kaluar dy vite të vështira, kemi qenë përballë një sulmi të paprecedentë. Përdorën të gjitha format, paratë, kërcënimet, lobime, pengje, brenda dhe jashtë. Por nuk ia dolën, ja ku jemi këtu. Jemi më të fortë, jemi më shumë. Për të larguar këtë lukuni, Shqipëria jonë është në rrezik, pasi po shitet si plaçkë lufte. Diktatorët kanë vetëm një fund, të merren zvarrë!
Një thirrje kam për shqiptarët, ngrihuni, protestoni jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë tonë të përbashkët. Shqipëria jonë është në rrezik. Shqipëria po shitet si plaçkë lufte për interesa të një njeriu që është Edi Rama. Edi Rama nuk është kundërshtari ynë politik, por një tradhtar.
Në çdo takim që bën shet një copë tokë, shet një copë det. Në çdo karrige që ulet ka premtuar diçka për të shitur. Në asnjë tryezë nuk ulet si kryeministri dinjitoz i një vendi sovran por si një matrapaz.”, tha Vokshi.