AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 21:52

Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri: Do të jetë 650 milionë euro. Ku do të përdoret

Shqipëria nis procedurat e parablerjes së Eurobondit të ri: Do

Shqipëria nisi të martën procedurat për marrjen e Eurobondit të ri. Ai do të jetë me vlerë 650 milionë euro dhe afat 10-vjeçar.

Ai do të përdoret për të mbuluar nevojat qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.

Kjo do të ishte hera e shtatë që nga viti 2010 që vendi del në tregjet e huaja për të marr borxh. Deri më tani vlera e Eurobondeve shkon në 3.15 miliardë euro.