AKTUALITET, 17 Shkurt 2025, 19:17

“Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës”, Presidenti Begaj: Nderojmë figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit

“Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpreh në pritjen shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

Ai theksoi se nderon figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit. Sipas Begajt, ndërhyrja e NATO-s ishte përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u dorëzua kurrë. Sot e përjetë nderojmë liderin e popullit të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Nderojmë lotët dhe dhimbjet e nënave tona.

20 vjet më parë u hap rruga e lirisë përmes ndërhyrjes së forcave të NATO-s, përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës. Kosova ka treguar që jo vetëm di të respektojë por dhe të nderojë ata që kontribuuan në këtë ditë. Ne besojmë që Europa e bashkuar është një projekt diplomatik i paqes. Mosnjohja e republikës së Kosovës është një akt që tregon se bie ndesh me këtë qëndrim. Prandaj, duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës. Ne kemi një xhevair që është gjuha shqipe që duhet ruajtur dhe trashëguar. Ne duhet ta duam kombin tonë, të punojmë së bashku për prosperitetin dhe integrimin”, tha ndër të tjera Begaj.