TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adoleshentë të moshës 12-13 vjeçare kanë bllokuar një segment të rëndësishëm rrugor në Lungomare mbrëmjen e së premtes në qytetin e Vlorës, duke realizuar lojëra të rrezikshme të frymëzuara nga platformat sociale si TikTok, duke shkaktuar shqetësim për drejtuesit e automjeteve.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, fëmijët kanë dalë para makinave duke bërë video.
Rrjetet sociale e kryesisht TikTok është kthyer kohët e fundit edhe në vendin tonë një shqetësim, teksa videot që shfaqen në të, mbizotërohen nga dhuna dhe fjalori denigrues, ku përdorues në një numër të konsiderueshëm janë edhe të mitur.