TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënë Sabja ishte këtë javë në emisionin “Real People”, ku mes lotësh dhe dhimbjes ka treguar historinë e saj. e moshuara e cila ka jetuar gjithë jetën e saj në Kavajë, u shpreh se i ka shërbyer gjithmonë këtij qyteti.
Ajo rrëfeu se gjatë pandemisë së COVID 19 nuk e kishte marrë parasysh rrezikun që i kanosej dhe ishte futur mes njerëzve të sëmurë për t’i ndihmuar.
Ndërsa tha se ka mbetur totalisht e vetme, tregoi dhe për ndarjen nga jeta të vëllait si pasojë e COVID-19.
“Për vete nuk pyes por nuk pyeta as për vëllanë e vetëm”, rrëfen mes lotësh e moshuara. “Nuk ka shtëpi në Kavajë ku mos të ketë shkelur këmba ime, nuk ka njëri që mos më njohë, çdo ditë zgjidhesha në 4 të mëngjesit dhe kthehesha në 12 të natës.
Shkoja kudo nëpër Kavajë dhe asnjë nuk vdiq nga ata që u shërbeva unë, mua nuk më zuri, edhe për shkak të kujdesit. Kur me vdiq vëllai mbeta pa sy pa zemër, shpëtova njerëzit, u copëtova vetë”, tregoi nënë Sadja e prekur.