TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka tronditur qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, ku objektiv ka qenë një lokal në qytetin bregdetar.
Si pasojë e shpërthimit të xhamave dhe mureve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e brendshme dhe të jashtme të biznesit. Gjithashtu, nga vala e goditjes është dëmtuar edhe një automjet që ndodhej i parkuar aty pranë. Fatmirësisht, për shkak të orës së vonë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Vlorës dhe grupi i ekspertizës kriminalistike. Efektivët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur këqyrjen e ambientit si dhe grumbullimin e provave materiale e sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar, ndërsa grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorit ose autorëve të këtij sulmi dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.