AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 09:05

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, nuk raportohet për persona të lënduar

Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, nuk

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e Lezhës. Lënda plasëse është vendosur në banesën e Mirash Gjonit, në fshatin Rrilë.

Bëhet me dije se nga ky shpërthim ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë më shumë mbi rrethanat e ngjarjes.