TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një përbindësh shumëkatëshe deri në 225 metra lartësi, me një restorant panoramik dhe një pishinë me pamje mbi qytetin, do t’i shtohen Pallatit të Kongreseve. Transformimi i godinës së ndërtuar në vitet ’80, si një ndër veprat modern të kohës, do të realizohet nga studio zvicerane “Herzog & de Meuron Basel Ltd”.
Projekti i “Herzog & de Meuron Basel Ltd”, u përzgjodh mes pesë propozimeve të paraqitura nga studio ndërkombëtare të arkitekturës, në konkursin për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.
Projekti fitues parashikon transformimin e kompleksit përmes ndërhyrjeve minimale në godinën ekzistuese dhe ndërtimin e një kulle shumëkatëshe deri në 225 metra lartësi.
Në vendin e dytë të konkursit u rendit studio holandeze “MVRDV”, e cila propozoi kthimin e kompleksit në një qendër të re konferencash me shtimin e një kupole moderne për përmirësimin e akustikës dhe krijimin e hapësirave panoramike.
Ndërsa vendi i tretë iu dha studios amerikane “Studio Gang”, që paraqiti një vizion më të guximshëm me dy kulla të reja dhe një shesh publik të zgjeruar.
