AKTUALITET, 24 Maj 2026, 19:50

Shndërrimi/ Si u arrestua, pas 30 vitesh në arrati, vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha. E zbuloi Interpol Tirana, në një burg në SHBA

Shndërrimi/ Si u arrestua, pas 30 vitesh në arrati, vrasësi i

Sokol Hoxha i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke përdorur identitet të rremë, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara pas gati 30 vitesh në arrati.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Sokol Hoxha, i cili sipas autoriteteve amerikane dhe mediave britanike, ishte larguar nga Europa pasi vrau bashkëshorten e tij 19-vjeçare në Belgjikë dhe dy vëllezër në Patos gjatë vitit 1997.

Sipas hetimeve, Hoxha hyri në Britani me identitet të rremë, duke pretenduar se ishte refugjat kosovar. Në këtë mënyrë ai arriti të përfitonte azil dhe më vonë shtetësi britanike.

Pas një hetimi gjashtëvjeçar që përfshiu autoritete në dy kontinente, ai u arrestua në Kettering të shtetit të Ohios.

Autoritetet amerikane thanë se Hoxha kishte përdorur për vite me radhë një pseudonim për të fshehur identitetin e tij real dhe kishte hyrë në SHBA në vitin 2012, ku më pas kishte siguruar status të ligjshëm qëndrimi.

një burim pranë operacionit të koduar “Globe”, tregoi se dy vite më parë Interpol Tirana u vu në lëvizje pas një informacioni se Sokol Hoxha po vuante një dënim në një burg amerikan për vepra penale të kryera atje.

Në kushtet kur policia shqiptare dhe ajo belge kishin vetëm këtë foto për Sokol Hoxhën dhe jo shenja gishtas identifikimi ishte tejet i vështirë.

Në këtë operacion hynë në lojë britanikët të cilat kishin të dhënat për Sokol Hoxhën pasi ai kishte kërkuar azil në Angli dhe marrë pasaportë britanike siç edhe raportoi “Daily Telegraph” in Londrës.

Kur ka ndodhur identifikimi pozitiv është pritur dita mbarimit të dënimit dhe në momentin kur Sokol Hoxha po linte burgun e Ohios dhe mendonte se kishte fituar lirinë u përballë me një surprizë.

US Marshals i komunikuan arrestimin si person i kërkuar nga Shqipëria dhe Belgjika.

Sokol Hoxha prej tre dekadash ishte shqiptari më i kërkuar në të gjithë botën prej Interpol Tiranës pasi në 1997 në Patos ekzekutoi dy vëllezër dhe ishte dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje në bashkëpunim në vitin 2000.

Në të njëjtin vit ai në Belgjikë ekzekutoi një të re shqiptare 19 vjeçare të cilën e kishte shfrytëzuar për prostitucion, krim për të cilin drejtësia belge tre vite më vonë e dënoi me burg përjetë.

E ndërsa Shqipëria përmes Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë  dhe Belgjika, vihen në garë se kush do ta marrë Sokol Hoxhën duket se rrethanat juridike janë në favor të Belgjikës.

Nëse do ti referohemi Kodit të Procedurës Penale dënimi i dhënë me 25 vite burg për Sokol Hoxhën nga gjykata e Fierit në vitin 2000, por i pa ekzekutuar asnjëherë,  tashmë është e parashkruar.

Teksa Sokol Hoxha po përballet  në një gjykatë amerikane me procesin e ekstradimit ai fillimisht,  pritet të akuzohet për hyrje të paligjshme në SHBA përmes një pasaporte të marrë përmes mashtrimit me gjeneralitete të rreme.

Hetimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar prej një prokurori në Distriktin Jugor në Ohio-s.

Shndërrimi/ Si u arrestua, pas 30 vitesh në arrati, vrasësi i