AKTUALITET, 11 Janar 2025, 17:26

Shiste produkte kontrabandë në Vlorë, e pëson 44-vjeçari

Shiste produkte kontrabandë në Vlorë, e pëson

Një 44-vjeçar, banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë është proceduar në gjendje të lirë.

Policia thotë se pas një kontrolli të ushtruar në subjektin e tij tregtar në lagjen “Pavarësia”, u gjetën mallra të ndryshëm (produkte ushqimore dhe detergjentë) të dyshuara të kontrabanduara.

Grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet, për zbardhjen e veprimtarisë së 44-vjeçarit.