TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jetët e humbura si pasojë e hepatit viral po njohin rritje në të gjithë botën si pasojë e mosdiagnostikimit në kohë të sëmundjes. Raporti i fundit i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin se çdo ditë 3500 persona humbin jetën si pasojë e infeksioneve virale të mëlçisë.
Shqipëria ashtu si edhe vendet rajonit ka prevalencë të lartë të Hepatitit B dhe C. Sëmundja e cila prek mëlçinë, nëse nuk trajtohet pason deri në kancer të mëlçisë. Sipas Raportit Global të Hepatitit për vitin 2024, hepatitit viral është shkaku i dytë kryesor infektiv i vdekjeve në nivel global, me 1.3 milionë vdekje në vit, nga 1.1 milionë që ishte më parë. Nga këto, 83% u shkaktuan nga hepatiti B dhe 17% nga hepatiti C.
Referuar të dhënave të ekspertëve të OBSH, rreth 304 milionë njerëz jetonin me Hepatitin viral B dhe C në 2022. Infeksioni kronik i hepatitit B dhe C haset më shumë tek grupmosha 30-54 vjeç dhe meshkujt përbëjnë 58% të totalit të rasteve. Hepatitet janë më të përhapur në disa grupe risku si tek përdoruesit e drogave intravenoze, hemofilikët dhe të politransfuzuarit, tek të cilët mund të arrijë 70-80%.