AKTUALITET, 10 Janar 2025, 11:31

Sherri Qori-Fevziu, anëtari i Lëvizja Bashkë: Përfaqësuesit e tjerë të partive të reja, servilë e oportunistë, media shqiptare nuk është një hapësirë e lirë!

 

Sherri Qori-Fevziu, anëtari i Lëvizja Bashkë:

Anëtari i Lëvizjes "Bashkë", Kristjan Zoto, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku iu referua debati të djeshëm në emisionin "Opinion" ku ishin të ftuar 4 drejtuesit e 4 partive të reja. Zoto thotë se debati me drejtuesit të lëvizjes "Bashkë" Arlind Qori dhe moderatorit Blendi Fevziu për kapjen e mediave nga oligarkia ekonomike, shërbeu si një pasqyrë e qartë e degradimit të politikës dhe medias shqiptare. 

Ai shton se ndërsa Qori ngriti një problem jetik, rolin e oligarkëve në censurimin e të vërtetës dhe deformimin e debatit publik, përfaqësuesit e tjerë të partive të reja, jo vetëm që nuk e mbrojtën të drejtën e tij, por u shfaqën si oportunistë politikë që bënë rolin e servilit, duke relativizuar të vërtetën me fraza si: “As ne nuk na ka ftuar Blendi.” Sipas tij, nëse Arlind Qori ka qenë vetëm 2 herë në Tvklan në 6 vite, të tjerët kanë qenë disa herë më shumë.

Zoti thotë se debati i djeshëm ekspozoi një të vërtetë tjetër të hidhur se media shqiptare nuk është një hapësirë e lirë për debatin publik, por një vegël në duart e oligarkisë ekonomike. Ai thotë se moderatori Blendi Fevziu, me pranimet e tij mbi varësinë nga audienca dhe mekanizmat komercialë të medias, vetëm sa e konfirmoi se emisionet e mëdha nuk janë të drejtuara nga interesi publik, por nga interesat e oligarkëve që kontrollojnë tregun e reklamave dhe pronësinë mbi mediat. 

Debati i djeshëm në “Opinion” mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut, për kapjen e mediave nga oligarkia ekonomike, shërbeu si një pasqyrë e qartë e degradimit të politikës dhe medias shqiptare. Ndërsa Arlindi ngriti një problem jetik – rolin e oligarkëve në censurimin e të vërtetës dhe deformimin e debatit publik – përfaqësuesit e tjerë të partive të reja, jo vetëm që nuk e mbrojtën të drejtën e tij, por u shfaqën si oportunistë politikë që bënë rolin e servilit, duke relativizuar të vërtetën me fraza si: “As ne nuk na ka ftuar Blendi.” Por faktet janë kokëforta. Nëse Arlind Qori ka qenë vetëm 2 herë në Tvklan në 6 vite, të tjerët kanë qenë disa herë më shumë.

Agron Shehaj 29 herë në emisionet "Opinion", "ZONE E LIRE", " E Diela Shqiptare" "Në kurthin e Piter Pan" dhe edicionin e lajmeve. Adriatik Lapaj 23 herë në emsionet "Opinion", "Zonë e Lirë" dhe edicionin e lajmeve, përfshirë këtu edhe një debat me kryeministrin Edi Rama në vitin 2021. Endri Shabani 12 herë, në emisionet "Opinion" dhe "Rudina", përfshirë këtu edhe emisioni e datës 16 janar 2020, në të cilin u shfaq edhe reportazhi për minierën e Albchrome të Samir Manes, si antipropagandë ndaj grevës së minatorëve të Bulqizës. Këto shifra flasin vetë dhe tregojnë se nuk bëhet fjalë për një trajtim të barabartë, por për një sistem të ndërtuar mbi lidhje klienteliste dhe hierarki të pashpallura. Ndërsa disa politikanë kanë gëzuar hapësirë të madhe në mediat kryesore, Arlindi ka qenë i censuruar në mënyrë të qëndrueshme, pikërisht sepse ka goditur interesat e oligarkëve si Samir Mane.

Sjellja e përfaqësuesve të tjerë të partive të reja gjatë debatit ishte një manifestim i qartë i oportunizmit politik. Në vend që të mbështesnin një të vërtetë të pakundërshtueshme – që media është e kapur dhe trajton ndryshe ata që sfidojnë pushtetin e oligarkëve – ata zgjodhën të relativizojnë situatën. Kjo është më shumë se mungesë guximi; është tradhti ndaj çdo parimi që një politikan i vërtetë duhet të mbrojë. Frika dhe servilosja ndaj më të fortëve nuk janë veçse një pasqyrim i asaj që ka mbajtur peng politikën shqiptare për dekada. Politika kërkon guxim dhe ndershmëri, jo frikë dhe servilizëm. Të thuash të vërtetën, edhe kur ajo të kushton, është minimumi që qytetarët presin nga përfaqësuesit e tyre. Por në këtë rast, përfaqësuesit e tjerë u treguan të paaftë të qëndrojnë përballë presionit dhe u kthyen në zëdhënës të heshtur të status quo-së.

Debati i djeshëm ekspozoi një të vërtetë tjetër të hidhur: media shqiptare nuk është një hapësirë e lirë për debatin publik, por një vegël në duart e oligarkisë ekonomike. Blendi Fevziu, me pranimet e tij mbi varësinë nga audienca dhe mekanizmat komercialë të medias, vetëm sa e konfirmoi atë që qytetarët tashmë e dinin: emisionet e mëdha nuk janë të drejtuara nga interesi publik, por nga interesat e oligarkëve që kontrollojnë tregun e reklamave dhe pronësinë mbi mediat. Fakti që Arlindi ka qenë i pranishëm vetëm 2 herë në TV Klan, ndërsa të tjerët janë ftuar dhjetëra herë, nuk është rastësi. Ky është rezultati i një strategjie të qëllimshme për të heshtur zërat që guxojnë të flasin kundër oligarkisë dhe kapjes së shtetit. Në këtë kontekst, pyetja e zakonshme “Pse nuk bashkoheni?” që shpesh u drejtohet partive të reja, është qartë e pavend. Politika nuk mund të bazohet në bashkëpunime të ndërtuara mbi frikë dhe mungesë parimesh. Një bashkim i tillë nuk do të prodhonte asgjë përveç një tjetër kompromisi që i shërben sistemit të kapur.

Politika e vërtetë kërkon integritet, guxim dhe një vizion të qartë për të sfiduar të keqen. Deri më tani, Lëvizja BASHKË dhe Arlind Qori janë të vetmit që ka treguar se janë të gatshëm të mbajë këtë barrë, edhe kur përballet me censurë dhe sulme.
Debati i djeshëm nuk ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes Fevziut dhe Qorit; ishte një përballje simbolike midis një politike të vjetër të mbështetur nga media e kapur dhe një politike të re që kërkon të sfidojë këtë sistem. Ndërsa përfaqësuesit e tjerë zgjodhën rrugën e servilizmit,Arlind Qori zgjodhi të thotë të vërtetën, një akt që e bën atë të veçantë në një skenë politike ku guximi dhe ndershmëria janë mall i rrallë. Nëse Shqipëria do të ndryshojë, do të ndodhë jo për shkak të frikës dhe kompromiseve, por për shkak të njerëzve që kanë guximin të luftojnë për të vërtetën, pavarësisht kostos. Kjo është politika që Shqipëria ka nevojë dhe që qytetarët duhet të mbështesin.