AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 22:06

Sherr mes disa personave, plagosen me sende të forta dy prej tyre. Policia jep detajet

Sherr mes disa personave, plagosen me sende të forta dy prej tyre. Policia

Një sherr mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e dy prej tyre, ndërsa njëri është shoqëruar në polici. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ndërsa sipas policisë, të plagosurit ndodhen në spital pasi janë goditur me sende të forta.

Paraprakisht ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se  për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.