TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati u përfshi në një debat të ashpër me politikanin nga Kosova, Bardhyl Mahmuti, i cili ishte në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ndërsa Mahmuti po mbronte qëndrimin e tij ndaj Dritan Goxhajt, për të cilin tha se nuk ka qenë luftëtar i UÇK-së, Bushati replikoi me të duke thënë Goxhaj nuk foli si ushtar i UÇK-së, por si protestues. Ai e akuzoi Mahmutin si shërbëtor të Ramës, dhe ai bëri me dorë që të largohej nga emisioni.
Pjesë nga debati
Rakipi: Zoti Mahmuti ju deklatuar se Dritan Goxhaj nuk ka qenë me UÇK-në? Jua kërkoi njeri këtë?
Bushati: Po çfarë lidhje ka kjo?
Rakipi: Ka lidhje me emisionin që bëj unë, se dua të di pse u shqetësua zotëria?
Mahmuti: Jam i shqetësuar për atë që dëgjoj në këtë debat. Nëse nënçmohet se kush del të lexojë kërkesat politike mund të ndodhë si me pranverën arabe. Kur s'ka kërkesa të caktuara, mund të ndodhë një përvojë aq e keqe siç ka ndodhur me pranverën arabe, kur përzihen grupacione të ndryshme, mund të eskalojë situata dhe nga një pranverë dhe të bëhet dimër i acartë dhe në vend që të shpëtojmë lëkurën e dikujt mund të ndodhë të rrpepim lëkurën e dikujt tjetër. Zoti Goxhaj ka të drejtë të protestojë ku të dojë. Por ai nuk ka të drejtë të flasë si ushtar i UÇK-së, sepse nuk ka qenë.
Bushati: Po hedh tym kot. Po ai lexoi 5 kërkesa. Zoti Mahmuti s'ka parë çfarë ka ndodhur në shesh, por ka parë çfarë ka shkruar Edi Rama se në shesh ai nuk është prezantuar si i UÇK-së.
Mahmuti: Zoti Bushati në 2024 nuk ka shkruar Edi Rama, por Bardhyl Mahmuti ka shkruar tre shkrime për këta matrapaz që bëjnë elozhe për Hamasin.
Buishati: Ju sapo gënjyet publikisht se ai person që ka lexuar kërkesat nuk ka folur si ushtar i UÇK-së, juve po u duket si ushtark i UÇK-së se doni ti besoni shpëlarjes së trurit që është organizuar diku tjetër.
Mahmuti: Asesi nuk e kam prezantuar unë se ka folur si ushtar i UÇK-së. Unë si shqiptar kam të drejtën time që të flas për dikë që bën elozhe për Hamasin, për diktaturat si Irani dhe nuk mund të dalin në krye të protestës. Unë kam qenë shef i shtabit diplomatik i UÇK-së, kam qenë ministri i jashtëm dhe e di çfarë është zi.
Bushati: Tani e çliruat Kosovën, lëreni të çlirojnë Shqipërinë. (bën me shenjë).
Mahmuti: Atë dorën uleni, mos e bëni ashtu.
Bushati: Unë atë dorën e bëj se të më përmendësh pranverën arabe, apo rreziqe që janë në koka të çmendura... Shërbëtorëve unë jo vetëm ua bëj me dorë, por edhe i përbuz. Ik tani! Boll grive sallatë. Ik or tani, ik!