AKTUALITET, 23 Prill 2024, 15:37

“Shëndetësia”/ Pas më shumë se 2 orësh debat, mazhoranca refuzon të kalojë kërkesat për informacion, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

“Shëndetësia”/ Pas më shumë se 2 orësh

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, e cila është shoqëruar me debate për rreth 2 orë e gjys.

Në fund mazhoranca edhe një herë tjetër ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.

Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimit për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.

Mbledhja e radhës u vendos të mbahet ditë ne enjte në orën 11:00.