AKTUALITET, 7 Nëntor 2024, 11:37

Shehaj: Ministri i brendshëm të na sqarojë çfarë po bëhet me mbetjet toksike? Gjysma e qeverisë e përfshirë në skandal

Shehaj: Ministri i brendshëm të na sqarojë çfarë po

Në seancën parlamentare foli edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj. Ndryshe nga kolegët e tij, ai foli për çështjen e mbetjeve toksike, duke kërkuar shpjegime zyrtare nga institucionet përgjegjëse se çfarë po bëhet me to dhe veçanërisht nga ministri i Brendshëm.

“Një anije me kontejnerë të trafikuar me mbetje toksike ndodhet në portin e Durrësit dhe ministri i Brendshëm duhet të japi përgjigje se çfarë po bëhet. Nuk u dha asnjë shpjegim. Opinioni publik do ta dije çfarë po bëhet me mbetjet, të shpjegohet, ta dinë qytetarët”, tha ai.
Në këtë moment ndërhyri kryeparlamentarja Spiropali, që i kujtoi se fjala ishte për procedurë.

Por Shehaj iu kthye duke i kërkuar që të mos i ndërpriste fjalën.

“Pse ndërprisni, çfarë ju shqetëson? Ju shqetëson sepse gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal, në trafikimin e mbetjeve toksike! Duhet të zbatoni urdhrin e Prokurorisë, çfarë po ndodh me mbetjet? Ju i keni thënë që po mundoheni, s’është e lehtë të lëvizësh 102 kontejnerë? Kur të ketë çështje tjetër do ju informojmë! Po ju nuk mendoni se duhen informuar qytetarët? Nuk ju shqetëson kjo zoti ministër? Mund të na tregoni dreqin çfarë po bëni?”, tha Shehaj