AKTUALITET, 18 Janar 2025, 20:33

Shehaj: Ministri i Brendshëm fsheh çfarë ka ndodhur me policin që arrestoi djalin e Samir Manes, të japë dorëheqjen

Shehaj: Ministri i Brendshëm fsheh çfarë ka ndodhur me policin

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, thotë se Ministri i Brendshëm duhet të dorëhiqet pas deklaratës që bëri për policin që u hodh nga lartësia pak ditë më paarë.

“Cfarë ka ndodhur me policin që arrestoi djalin e Samir Manes?

Ministri i brendshëm që duhet të na sqaronte ka bërë një deklaratë që është për të vënë duart në kokë.

E nisim nga çfarë dimë.

Dimë që të dielën është arrestuar djali i Samir Manes.

3 ditë më vonë, polici që arrestoi djalin e Samir Manes, sipas policisë, ka rënë nga lartësia e një pallati dhe ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Ministri, në vend që të sqaroj opinionin publik nëse është hedhur, nëse e kanë hedhur, nëse e kanë dhunuar, nëse i kanë bërë presion dhe e kanë shtyrë drejt vetvrasjes, del me një deklaratë politike skandaloze, që rrit vetëm dyshimet mbi faktin që kemi të bëjmë me një polici kriminale dhe të kapur.

Është e papranueshme që mos të sqarohet opinioni publik në lidhje me një skandal kaq të madh. Ministri i brendshëm, pas kësaj deklarate duhet të japi dorëheqjen”, thotë Shehaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)