TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj rikthimit në fushatë të Belinda Ballukut, duke thënë se ato deputetë që kanë dosjen me prova të SPAK-ut duhet t’i nxjerrin menjëherë, çka do të bënte që ata të shkelnin sekretin hetimor.
“Rikthehet Belinda në fushatë sikur asgjë mos kishte ndodhur! Deputetët që kanë në dorë 16 mijë faqet, t’i bëjnë publike ose t’i bashkohen asaj në fushatë. Nuk mund të lejojmë këtë estradë!”, shprehet Shehaj, teksa shpërndan pamjet nga rikthimi i Ballukut në fushatë.
“‘Zbardhja faqen Fierit’, i thotë Belinda të riut, ndërkohë që vetë ajo ia ka nxirë faqen gjithë Shqipërisë, duke u bërë shkak për bllokimin e negociatave në BE”, shkruan Shehaj në Facebook.