AKTUALITET, 19 Janar 2025, 18:21

Sërish trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan, mijëra automjete po kthehen në Tiranë

Sërish trafik i rënduar në rrugën Librazhd-Elbasan,

Edhe pse periudha e festave ka mbaruar, trafiku në rrugët kryesore mbetet i ngarkuar dhe i vështirë për t’u menaxhuar.

Qytetarët vazhdojnë të përballen me bllokime të shumta në akse të ndryshme, ku fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar kolona të gjata.

Një situatë e tillë vihet re në aksin Librazhd-Elbasan, ku dhjetëra mjete, njëra pas tjetrës, kanë shkaktuar një trafik të dendur që zgjat kilometra të tërë.

Si çdo fundjavë qytetarët lëvizin në vende turistike apo atraktive, ndërsa tashmë ata krijojnë edhe ngarkesë të trafikut në kthimin drejt Tiranës dhe banesave të tyre ku jetojnë dhe punojnë.