TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një foto e publikuar para disa orësh që synonte të hidhte dyshime mbi protestën në Zvërnec është kthyer në një gafë të radhës. Pretendimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla,për “serbë në protestë” rezultoi i pabazë. Balla publikoi një foto, duke ngritur pyetje për një makinë me targa serbe dhe duke lënë të nënkuptohej se ajo mund të ishte e lidhur me protestuesit.
Por e vërteta doli shpejt. Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, reagoi duke sqaruar se automjeti nuk kishte asnjë lidhje me protestën, por i përkiste drejtorit rajonal të agjencisë ndërkombëtare mediatike Reuters.

"Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!” , shkruante Balla në reagimin e tij.