TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Votimi u zhvillua gjatë ditës së sotme në Pallatin e Kongreseve, ku u mblodh Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Delegatët shprehën vullnetin e tyre për atë që kryetari Sali Berisha e ka cilësuar si procesin e "Ripërtëritjes" së partisë. Ndërkohë, nga krahasimi i listave vërehet se rreth 38 emra të përbërjes së vjetër nuk kanë rikandiduar, duke mbetur kështu jashtë forumit të lartë drejtues.