AKTUALITET, 24 Qershor 2026, 12:29

Seanca/ Pas debatit me Metën, Kryemadhi 'shigjeton' edhe Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më

Seanca/ Pas debatit me Metën, Kryemadhi 'shigjeton' edhe Blushin:

Pas sherrit me Ilir Metën për përfitimet nga kompania e Ardian Shatkut, Monika Kryemadhi ka shigjetuar edhe Tedi Blushin. Ky i fundit ndodhej në sallën e gjyqit, ndërsa në mesin e debatit Kryemadhi u shpreh se nuk e duron më, sikur edhe babi i saj të çohet nga varri.

Madje, ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, e pyeti “Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”.

“Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, tha Kryemadhi në gjyq.