TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme nis seancën e parë të gjykimit të veçuar ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.
Çështja ndaj të dyve u rishortua, pasi treshja gjykuese që pati në duar çështjen pranoi kërkesën e tre të bashkëpandehurve për gjykim të shkurtua.
Për efekt procedure, nga trupa e re, Metës ju kërkua edhe njëherë konfirmimi i gjeneraliteteve. “Për momentin banoj tek 313-ta dhe jam beqar, i divorcuar”, tha Meta, teksa u pyet për vendbanimin dhe statusin.
Gjykata refuzoi kërkesën e bërë nga media për transmetim televiziv të procesit.
“Unë kërkoj ta rishikoni vendimin tuaj për të mos lejuar transmetimin live të procesit. Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh asnjë arsye që ky proces të mos jepet live. Ju me të drejtë thoni, që gazetarët mund të raportojnë, por referuar raportit, media kontrollohet nga qeveria, që do ta deformojë procesin. E them këtë edhe për shkak të funksioneve që kam pasur dhe detyrimit që kam ndaj qytetarëve, të dinë ç'ndodh në gjyqin tim”, tha Meta.
Monika Kryemadhi pretendoi se nuk mund të aksesojë një USB, që i është dhënë nga SPAK, me të dhënat e akt-ekspertimit të telefonit të saj.
“E kemi marrë USB-në. E kemi hapur, por pasword-i që na është dhënë është i gabuar. Nuk e hap materialin. E di që ekspertimin e telefonit tim e ka bërë një izraelit e mbase nuk është më në Shqipëri. Madje di edhe që është paguar një faturë e majme, gati 10 mijë euro për ekspertimin e telefonit tim”, tha Kryemadhi.